Miqësorja mes Spanjës dhe Shqipërisë e cila do të zhvillohet më 26 mars do të luhet në stadiumin e Espanyoli në Barcelonë.
Lajmi është konfirmuar pas marrëveshjes mes dy federatave. Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.
Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy përfaqësueseve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida.
Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore gjatë muajit mars, atë ndaj Gjeorgjisë me datë 29 mars.
