Klubi i basketbollit Vëllaznimi i Gjakovës është gjobitur me 2,200 euro pas incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes kundër Bashkimit të Prizrenit, ka bërë të ditur Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Sipas vendimit, në fund të çerekut të dytë disa tifozë vendas sulmuan shikues mysafirë që ndodheshin në ballkonin përballë tribunës kryesore të palestrës. Po nga i njëjti ballkon, një shikues vendas hodhi një shishe në drejtim të stolit të Bashkimit, e cila goditi ndihmës-trajnerin Bledar Gjeqaj.
Përveç gjobës financiare, Komisioni i Garave ka vendosur që Vëllaznimi të mos ketë shikues në ballkonin prej nga u hodh shishja, si masë disiplinore shtesë.
