Të fundit

KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi

KEK-u e ka konfirmuar daljen e A3-shit nga prodhimi.

Kjo madje u konfirmua edhe në të dhënat e publikuara të gjenerimit “live” nga TC Kosova A.

Por, për situatën e krijuar reagoi edhe vetë KEK-u, i cili tha se dalja e A3 nga prodhimi është situatë e përkohshme, teksa shtoi se operimi i sistemit mbetet i qëndrueshëm.

Njësia A3 ndalet përkohësisht nga operimi – operimi i sistemit mbetet i qëndrueshëm. Ekipet profesionale dhe teknike të KEK sh.a. janë duke realizuar verifikimet dhe kontrollimet e nevojshme për të identifikuar shkakun dhe për të ndërmarrë masat e duhura për sanimin e situatës, në përputhje me procedurat teknike operative”, u tha në njoftimin e KEK-ut.

Korporata tha se operimi i sistemit elektroenergjetik po vazhdon në mënyrë të qëndrueshme dhe të kontrolluar, pasi aktualisht po operon me katër njësi gjeneruese: A4, A5, B1 dhe B2, “në përputhje me planin e prodhimit dhe bilancin energjetik të aprovuar”.

“Njësia e pestë aktivizohet sipas nevojës dhe parametrave teknikë, me qëllim të adresimit të rritjes së konsumit, pa cenuar stabilitetin dhe sigurinë operative”, tha KEK-u.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci