Të fundit

Gjermanët i shohin politikat e Trump si kërcënim për aleancën e NATO-s

Shumica e gjermanëve besojnë se politikat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po e vënë në rrezik aleancën e NATO-s, sipas një sondazhi të ri.

Rreth 78% e të anketuarve në sondazhin ZDF Politbarometer thanë se qasja e Trump rrezikon aleancën transatlantike, ndërsa 18% shprehën mospajtim. Pjesa tjetër u shprehën të pasigurt.

Sondazhi u zhvillua në një kohë tensionesh të shtuara, teksa Trump ka ngulur këmbë në pretendimet e SHBA-së ndaj Groenlandës – një ishull arktik i pasur me burime natyrore, që i përket Danimarkës, anëtare e NATO-s, por që gëzon autonomi të gjerë, shkruan DW.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka paralajmëruar se çdo sulm i SHBA-së ndaj Groenlandës do të nënkuptonte fundin e aleancës së gjatë mes dy vendeve.

Sondazhi trajtoi gjithashtu reagimin që duhet të ketë Bashkimi Evropian nëse SHBA-të do të ndërhynin ushtarakisht në vende të tjera, në shkelje të ligjit ndërkombëtar, për të siguruar burime ekonomike. Një shumicë e qartë prej 69% e të anketuarve thanë se BE-ja duhet të kundërshtojë veprime të tilla.

Ndërkohë, 22% menduan se Brukseli duhet të qëndrojë jashtë, ndërsa vetëm 5% thanë se BE-ja duhet të mbështesë SHBA-në.

Rreth 37% e të anketuarve thanë se do ta mirëprisnin një ndërhyrje amerikane për t’i dhënë fund regjimit aktual, ndërsa po aq e kundërshtuan atë. Një 13% tjetër thanë se çështja nuk i intereson.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci