Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi është në garë për Këpucën e Artë.
Ai është i pesti në renditjen e përkohshme, pas Harry Kane, Erlind Haaland, Kylian Mbappe dhe Igor Thiago.
Sulmuesi nga Kosova në ligë ka të shënuara 14 gola dhe është i dyti pas Kylian Mbappes së Real Madridit me 19 gola, shkruan “Ultima Hora” të hënën.
“Hat-tricku” i realizuar kundër Bilbaos, që ishte i pari që kur iu bashkua Mallorcas, i ka dhënë një shtytë të madhe në garën për Këpucën e Artë.
Këpuca e Artë i jepet golashënuesit më të mirë në ligat evropiani përmes një sistemi pikësh sipas nivelit të ligës.
Pikët e dyfishta të dhëna për golat e shënuar në La Liga, nënkuptojnë se sulmuesi i Mallorcas ka grumbulluar tashmë 28 pikë, duke e vendosur atë në vendin e pestë në renditje, i barabartë me serbin Darko Lemajiq, lojtarin e RFS Letonia, i cili ka shënuar 28 gola në ligën modeste të Letonisë.
