Përplasja e familjes Beckham ka shpërthyer dhe ka dalë në sipërfaqe.
Në një postim prej gjashtë faqes në Instagram, Brooklyn Beckham, ka ofruar detaje për vendimet kundër prindërve, Sir David dhe Zonja Victoria Beckham.
Në këtë seri të postimeve, shumë prej tyre në lidhje me martesën e Brooklynit me Nicola Peletz, prej dramës me fustanin e nuses e deri te momenti kur Victoria kërceu me djalin e saj dhëndër, para se ai të kërcente me nusen e tij.
Kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit. Familja Beckham ende nuk ka reaguar.
Një prej pretendimeve më të mëdha të Brooklyn ka qenë se Victoria “ia mori” vallëzimin e parë në dasmën e djalit. Ai ka thënë se ceremonia kishte parashikuar që të jetë një vallëzim romantik me nusen e tij.
“Para 500 të ftuarve, Marc Anthony me ftoi mua në skenë, ku do të vallëzoja me gruan time, por aty ishte nëna ime që po më priste për vallëzim”, ka shkruar ai.
“Vallëzonte jo fort këndshëm për mua para të gjithëve. Kurrë nuk jam ndier më rehat ose më i poshtëruar në jetën time”, ka shkruar ai.
Brooklyn ka akuzuar prindërit për përpjekje që t’ia shtyjnë dasmën, duke thënë se nëna e tij dizajnere kishte anuluar qepjen e fustanit të nuses, ani pse ajo donte që vjehrra t’ia realizonte.
Në fund, nusja veshi fustanin Valentino.
Brooklyn gjithashtu ka thënë se prindërit vazhdimisht i kanë bërë presion dhe kanë bërë përpjekje që ta korruptojnë për ta nënshkruar marrëveshjen për heqjen e të drejtave për emrin Beckham. Nuk ka treguar se cilat të drejta.
