Të fundit

Roma i afrohet kualifikimit direkt në Europa League

Roma ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Stuttgartit, në kuadër të xhiros së shtatë në fazën e ligës të Ligës së Evropës.

“Romakët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të triumfuar me rezultat komod 2-0.

Niccolo Pisilli me një supergol e zhbllokoi epërsinë për të kaluar Romën në epërsi pas 40 minutave lojë.

Stuttgart kishte një rast të mirë shënimi përmes Deniz Undav, megjitahtë ky i fundit dështoi ta konkretizonte.

Roma arriti ta ruante rezultatin dhe ishte Pisilli që e vulosi fitoren me një tjetër gol të bukur, ku kësaj radhe u asistua nga Paulo Dybala (90+3’).

Roma me këtë fitore ngjitët në pozitën e gjashtë me 15 pikë ndërsa Sttugart bie në vendin e 12-të me 12 sosh.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci