Të fundit

Vdes i mituri që u gjet në lumin e fshatit Gadime

I mituri Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e fshatit Gadime të Lipjanit ka ndërruar jetë derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjekja kujdestare Dafina Basholli ka konfirmuar se i mitur kishte arritur në QKUK pa shenja jete.

“Ka ardhur pa shenja jete. Përkundër asaj, kemi ndërmarrë të gjitha masat ranimuese, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha Basholli.

Ndërkohë edhe bashkëvendasit që kishin ndihmuar në kërkimin e të miturit kanë njoftuar për vdekjen e tij.

“Njoftim!  Pas një përpjekje të madhe qe ju afruam ne vendasit dhe mjekët nxënsi jonë Zejna nuk arriti të shpëtoj,lusim Zotin e madhe të mos ket ksi raste,ngushëllime familjes”, shkruan Driton Shabiu.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci