Të fundit

Vdekja e kandidatit të AAK-së për deputet, Haradinaj shpreh ngushëllime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së kandidatit për deputet nga partia e tij, Hekuran Hoxha.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës.

Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimë, duke thënë se “ndarja e tij nga jeta, na ka tronditur të gjithëve”.

“Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit.  Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve”.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani”, ka shkruar Haradinaj

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci