Vetëm edhe pesë për qind të vendvotimeve kanë mbetur pa u rinumëruar në Qendrën e Numërimeve dhe Rezultateve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 10 të së premtes janë rinumëruar 95% të vendvotimeve.
Procesi i rinumërimit të votave është duke vazhduar në disa vendvotime në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.
