Të fundit

Situatë e rëndë në trafik nga bora e akulli, policia apelon për kujdes të shtuar

Policia e Kosovës bën të ditur se si pasojë e reshjeve atmosferike, rrugëve me ngrica dhe dukshmërisë së zvogëluar, kushtet e qarkullimit janë të vështirësuara në shumë segmente rrugore.

Policia deklaron se me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik, apelohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndermarrin këto masa: Përshtatja e shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës, mbajtja e distancës së sigurt nga mjeti përpara, përdorimi i dritave në kushte të dukshmërisë së reduktuar.

Kërkohet po ashtu nga pjesëmarrësit në trafik të shmangin manovrat e rrezikshme (parakalime të panevojshme, frenime të papritura), dhe shoferët të sigurohen që automjeti të jetë i pajisur dhe teknikisht i rregullt për kushte dimërore.

Sot, gjatrë ditës janë raportuar për disa aksidente në vend, si rrjedhojë e reshjeve të borës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci