Të fundit

Moti gjatë kësaj jave i vranët dhe i ftohtë

Gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu.

Era do të fryjë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Të hënën parashihet mot i vranët, ndërsa në disa vende do të ketë riga të dobëta shiu dhe fjolla bore.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë ngrica dhe mjegull, duke vështirësuar dukshmërinë në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga -1 deri në 2 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 5 m/s.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci