Ka ndërruar jetë ikona e modës André Leon Talley, ish-redaktor dhe drejtor kreativ i Vogue.
Talley ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare në një spital në “White Plains”, New York, ndërsa nuk është bërë e ditur akoma se nga çfarë vuante.
Ai ndihmoi në transformimin e “Vogue” në vitet ’80 dhe ’90 ndërsa para se të bëhej drejtor kreativ ishte drejtor lajmesh.
Në vitin 2013 ai u largua si kryerdaktor por kontribuonte edhe tutje duke u shfaqur në disa podcast-e.

André u pa si një ikonë mode për veshjet por edhe shtyerjen e dizajnerëve për të pasur më shumë modele me ngjyrë në shfaqjet e tyre.
Gazetari i modës gjithashtu këshilloi veçanërisht familjen Obama gjatë kohës së tyre në Shtëpinë e Bardhë, ku ai prezantoi Michelle Obama me stilistin tajvanezo-kanadez Jason Wu, i cili dizajnoi fustanin e saj inaugurues.
