Të fundit

Rama dhe Vuçiqi me nismë të përbashkët për çështjen e zgjerimit të BE-së

Gazetari i prestigjozes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka njoftuar për një zhvillim të ri politik përmes një postimi në platformën sociale “X”.

Ai bëri të ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të ndërmarrin një iniciativë të përbashkët lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, kjo lëvizje pritet të tërheqë vëmendje të konsiderueshme, ndonëse jo të gjithë do të bien dakord me të.

Martens njoftoi se detaje të mëtejshme mbi këtë iniciativë do të publikohen së shpejti në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

“Një iniciativë e përbashkët nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbi zgjerimin e BE-së. Ky veprim ka të ngjarë të tërheqë mjaft vëmendje, edhe pse shumë nuk do të jenë dakord”, ka shkruar Martens.

Në një koment tjetër, po ashtu në platformën X, Martens tha se “iniciativa nuk është aspak çka dëshiron Brukseli”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci