Kryeministri Edi Rama mblodh paraditen e së premtes kabinetin qeveritar, një ditë pasi lajmëroi 7 ndryshime në qeveri.Mbledhja e qeverisë zgjati më pak se 30 minuta dhe në të mungonin dy ministrat e larguar nga kabineti Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
Një ditë më parë kryeministri bëri 7 ndryshime në qeveri, përfshirë largimin e ministrave, Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Piro Vengu.Ndër ndryshimet e bëra një ditë më parë në mbledhjen e grupit të PS është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut.Enea Karakaçi u emërua Ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Ballukut.Ndryshimet në qeveri:Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.
