Të fundit

Prokuroria Speciale do të ankohet në Gjykatën e Apelit për lirimin e të dyshuarve për 1 milionë euro

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do të ushtrojë ankesë ndaj vendimit të Gjykata Themelore, e cila refuzoi kërkesën për paraburgim ndaj tre të dyshuarve të arrestuar për transportin e rreth 1 milion eurove.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Do ta shfrytëzojmë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të shkallës së parë. Do të ankohemi ndaj vendimit”, ka konfirmuar Luta.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar paraburgim për tre të dyshuarit që u arrestuan më 24 shkurt, për veprën penale “shpëlarje parash”.

Ata u ndaluan në Merdarë teksa hynin në Kosovë me një furgon “Sprinter” me targa shqiptare, duke deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar.

Gjatë kontrollit u zbuluan 18 pako me rreth 1 milion euro të fshehura në një hapësirë të modifikuar të automjetit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci