Të fundit

Rikthehen pjesërisht fluturimet në Dubai

Aeroporti i Dubait ka konfirmuar se nga mbrëmja e sotme, 2 mars, do të rikthehen pjesërisht fluturimet.

Sipas njoftimit zyrtar, një numër i vogël fluturimesh do të lejohen të operojnë nga Dubai International Airport (DXB) dhe Al Maktoum International Airport (DWC).

Autoritetet bëjnë të ditur se rikthimi do të jetë gradual dhe i kontrolluar, me prioritet për disa fluturime të përzgjedhura.

Udhëtarët këshillohen të mos paraqiten në aeroportet DXB apo DWC nëse nuk janë kontaktuar drejtpërdrejt nga kompania e tyre ajrore me konfirmim për orën e nisjes.

Zyrtarët theksojnë se komunikimi me pasagjerët do të bëhet përmes linjave ajrore përkatëse dhe se çdo zhvillim i mëtejshëm do të njoftohet në vijim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci