Të fundit

Thirrja e Ymerit për opozitën: Mos u sillni sikur çdo gjë është normale

Analisti politik Visar Ymeri thekson se situata aktuale nuk mund të trajtohet si një proces normal, duke marrë shkas dekretin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin.

Sipas Ymerit, rrethanat janë jashtëzakonisht të veçanta dhe sjellja e opozitës nuk mund të jetë e zakonshme.

Duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme, Ymeri theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për programin ose listat e partive, por për një pyetje më të madhe: “A po duam të shpëtojmë Kosovën si vend demokratik apo do të përmbysim rendin demokratik dhe t’ia lemë Albin Kurtit të shkruajë një Kushtetutë të re?”.

Ai paralajmëroi se zgjedhjet e parakohshme, të zhvilluara në këto rrethana, janë një moment vendimtar për të garantuar vazhdimësinë e demokracisë dhe ruajtjen e institucioneve kushtetuese.

“Tash nuk jemi në situatën që opozita nuk mundet me u sjell sikur çdo gjë është normale. Pra qeky proces zgjedhor, nuk është proces zgjedhor normal. Jo vetëm që janë zgjedhjet e parakohshme por edhe po ndodhin në situatë absolutisht të jashtëzakonshme. Në këtë drejtim, sjellja e opozitës nuk mundet me qenë njëjtë sikur në procese zgjedhore. Na e kemi programin, na e kemi listën më të mirë, na kemi me i rrit rrogat më shumë, se nuk është mo qeky diskutim, është krejt tjetër gjë. A po dojmë me shpëtu Kosovën si vend demokratik apo dojmë me përmbys këtë rend demokratik dhe me ia lon Albin Kurtit me shkru një Kushtetutë të re qysh do ky”, tha ai në “VV Show”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci