Të fundit

Deda: Do të ishte korrektësi minimale që Kurti me kohë t’i tregonte Osmanit se nuk e përkrah për mandat të dytë

Analisti Ilir Deda vlerëson se situata aktuale në vend me moszgjedhjen e presidentit do “evitohej lehtë po t’i tregonte me kohë Kurti Osmanit që nuk e ka përkrahjen e tij për mandat të dytë – që do të ishte korrektesia minimale pas një bashkëpunimi 6 vjeçar”.

Sipas tij, “këtë krizë e ka shkaktuar dëshira për kontroll absolut të çdo institucioni në vend”, referuar Kurtit.

“Aleanca politike” nuk nënkupton heshtje gjatë shkeljeve të Kushtetutës, heshtje kur linçohen kritikët, heshtje përgjatë abuzimit institucional. Ruajtje “si sytë e ballit” meriton veç interesi i vendit, jo formacionet partiake apo bartësit institucional. Loja politike me mandatin e dytë të presidentes veq shpërfytyroi politikën partiake që bazohet vetëm në interes për aq kohë sa partitë kanë nevojë për te. Reagimet emocionale i mbesin votuesve që me çdo kusht refuzojnë të jetë mendje ftohtë dhe të kuptojnë që politika s’ka asgjë të bëjë me dashuri”

“E sa i përket krizës së tanishme, kjo mund të evitohej lehtë po t’i tregonte me kohë Kurti Osmanit që nuk e ka përkrahjen e tij për mandat të dytë – që do të ishte korrektesia minimale pas një bashkëpunimi 6 vjeçar. Dhe, të gjente me të vërtetë një figurë konsensuale me partitë në opozitë, e jo të luante lojë të fajësimit. Këtë krizë e ka shkaktuar dëshira për kontroll absolut të çdo institucioni në vend”, thuhet në postimin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci