Të fundit

Kirurgët transplantojnë veshkën e derrit te njeriu me sukses.

Kirurgët amerikanë thonë se kanë transplantuar me sukses veshkën e një derri te një njeri dhe shpresojnë që kjo do të zgjidhë përfundimisht problemet me mungesat e organeve donatore.

Truri i marrësit ishte i vdekur, që do të thotë se nuk kishte asnjë perspektivë për t’u shëruar. Veshka erdhi nga një derr që ishte modifikuar gjenetikisht për të ndaluar që trupi ta njihte organin si “të huaj” dhe ta refuzonte.

Ekspertët thonë se ky është eksperimenti më i avancuar në këtë fushë deri më tani. Teste të ngjashme ishin bërë te primatët, por jo te njerëzit, deri më tani.

Përdorimi i derrave për transplante nuk është një ide e re. Valvulat e zemrës së derrit tashmë janë përdorur gjerësisht te njerëzit dhe organet e tyre përshtaten mirë për njerëzit kur bëhet fjalë për madhësinë.

Gjatë operacionit në qendrën mjekësore Langone Health të Universitetit të Nju-Jorkut, kirurgët lidhën veshkën e derrit me enët e gjakut të marrësit për të parë nëse do të funksiononte normalisht apo do të refuzohej. Gjatë dy ditëve e gjysmë ata monitoruan nga afër veshkën, duke kryer kontrolle dhe teste të shumta.

Hulumtuesi kryesor, Dr Robert Montgomery, tha për programin BBC Tonight:

“Ne vëzhguam një veshkë që në thelb funksiononte si një transplant veshkash njerëzore, që dukej se bëri të gjitha gjërat që do të bënte një veshkë normale njerëzore. Funksiononte normalisht dhe nuk dukej se po i nënshtrohej refuzimit. Unë me siguri e kuptoj shqetësimin, por ajo që do të thoja është se aktualisht rreth 40% e pacientëve që presin një transplant, vdesin para se ta kryejnë.”

Ai tha se hulumtimi ishte ende në fazat e para dhe duheshin më shumë studime, por shtoi se sinjalet ishin pozitive.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci