Të fundit

Mashtroi qytetarët në Gjermani e Kosovë, kapet i dyshuari për shpëlarje të parave

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Speciale ka arrestuar një burrë me inicialet A.B., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shpëlarje e parave”.

Sipas njoftimit zyrtar, A.B., dyshohet se paratë e përfituara përmes mashtrimeve të qytetarëve të ndryshëm në Gjermani dhe në Kosovë, i kishte deponuar në formë të parasë së gatshme në llogaritë bankare të subjekteve në pronësi të tij.

I njëjti është ndaluar për 48 orë, teksa pritet që brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci