Të fundit

Kurti në mesin e xhudistëve që i sollën medalje Kosovës

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani po marrin pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Përveç Presidentit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka dhe trajnerit të Xhudos, Driton Kuka, pjesëmarrëse është edhe Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova.

Kjo ngjarje është konsideruar si një moment i rëndësishëm për sportin e xhudos dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Qendra Nacionale e Xhudos do të shërbejë si një hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e mëtejshëm të sukseseve që Kosova ka arritur në arenën ndërkombëtare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci