Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka filluar zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të njohur si “Zajednica”, ndonëse publikisht e ka kundërshtuar një gjë të tillë.
Sipas Kajtazit, zbatimi po bëhet përmes vendimeve të fundit që dhe gatishmerinë e Kurtit që t’u ofrojë lehtësira të përkohshme qytetarëve serbë në zbatimin e Ligjit për të Huajt.
Ai shkon më tej duke thënë se ky është një zbatim edhe më i avancuar i Asociacionit krahasuar me periudhën 2013–2015.
“Patrioti Albin Kurti ka fillu me zbatu marreveshjen e Brukselit, perkatesisht Ohrit, ne menyre te heshtur. Ky del publikisht qeune nuk e zbatoj, nuk e çoj draft-statutin ne Gjykate Kushteutese qe ehste gabim trashanik sepse Gjykata Kushtetuese nuk ia kish leju ketij kurre me i pranu dokumentet e leshuara nga strukturtart parale serbise, ky duke anashkalu gj.k po kryen favore per serbine dhe serbet qe jetojne ne kosove, kryesisht ne veri.. Ky ka fillu ka zbatu Asociacionin, Zajednicen qe ky e quante, me te rende sesa ne 2013-2015 se aty e ki arbitrazhin, statutin e kishes ortodokse ne Kosove e rezoluten 1244.
Ne kauder te Zajednices eshte arsimi dhe shendetesia qe futen ne nje sistem paralel te Kosoves por qe menaxhohen nga serbet, perkatesisht Serbia, ky po e zbaton nje gje te tille ,ky njeri ka hek dore nga sovraniteti i Kosoves kur ka dalë ne konference per shtyp me dy perfaqesues te BE-se. Ky po i njeh keto struktura qe e luftojne Kosoven tash e 26 vjet, po i pranon te mirëqena strukturat qe ky ka thene qe po i lufton. Ky e ka perdorë si lufte si propagande per ti rehabilitu kerkesat e Serbise sepse nese pranon nje gje te tille ne kete situate, cili eshte interpretimi”, ka deklaruar Kajtazi në “VV Show”.
Megjithatë, Kajtazi ka shtuar se, pavarësisht kritikave për mënyrën e veprimit dhe diskursin publik të Kurtit, zbatimi i këtyre hapave në rrethanat aktuale ndërkombëtare mund të konsiderohet i dobishëm.
“Ka militantë të Kurtit te cilet thone sot, u hoqen sanksionet, qe deri tash nuk i kane pranu sanksionet. Kur u hoqen po e pranojne qe ka pas, po na e kem tash veriun, nuk eshte Millan Radojiçiqi, nuk jane bandat kriminale, cka ka synu Serbia deri sot, ka synu Zajednicen, ka pas tentativ e per pushim ne Banjska, i cili deshtoi fale policise, dhe meqe deshtoi kjo eshte ajo qe e ka pranu Kurti, Asociacioni me kompetenca ekzekutive, ndarje mes shtetit te Kosoves mes shqiptareve dhe serbeve. Sidoqofte, ne kete faze qysh e ka ba, ka ba mire, por eshte vec genjetshtar dhe mashtrues i poshter, perndryshe mire ka ba, veçanërisht ne kete kohe krize nderkombëtare”.
