Të fundit

Tragjike në Majac, vrasje e plagosje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte brenda një familje në fshatin Majac të Podujevës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ende nuk është identifikuar por vetëm se është nga Obiliqi, ndërsa e dyshuara dhe dy personat e plagosur i përkasin familjes Gashi.

Autoritetet policore janë duke hetuar ngjarjen dhe nuk kanë dhënë ende konfirmim zyrtar lidhur me identitetin e viktimës dhe rrethanat e sakta të ngjarjes.

Ndërkaq, rastin e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci