Të fundit

Basha deklarohet për aksionin ku u arrestuan katër persona për dallavere me patentë-shoferë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se në mesin e katër personave të arrestuar për veprat penale marrje të ryshfetit, falsifikim të dokumentit zyrtar e keqpërdorim në procesin e marrjes së patentë-shoferit është edhe një ekzaminere e angazhuar nga ministria të cilën ai e udhëheq.

Ai shkroi në faqen e tij në Facebook se e mirëpret këtë aksion dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.

“Për vepra penale të marrjes së ryshfetit, falsifikimit të dokumentit zyrtar dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare në procesin e pajisjes me patentë-shoferë, sot nga organet e rendit janë arrestuar 4 persona të dyshuar, ku në mesin e tyre është edhe një ekzaminere e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. Si Ministri, e mirëpresim aksionin e zhvilluar dhe shprehim gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përgjegjëse të drejtësisë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit”, ka thënë ministri Basha.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci