Të fundit

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestohen tre persona

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i suksesshëm antidrogë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, gjatë këtij operacioni është sekuestruar rreth 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Po ashtu, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Në kuadër të operacionit janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Suharekës, ku janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, një armë gjuetie, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni dhe substancash narkotike.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e antidrogës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale që lidhen me substancat narkotike”, tha ndër të tjera Hoxha

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci