Të fundit

Rusia sulmon me raketa e dronë Ukrainën, 3 të vrarë

Sulmet me raketa dhe dronë rusë në Ukrainë gjatë natës së të martës kanë lënë pas 3 viktima dhe 12 plagosur. Sipas raportimeve të mediave, dy persona në rajonin e Poltavas dhe një person në Zaporizhia, thanë zyrtarët.

Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë Ukrainën gjatë natës, përveç rajonit të Odesës, njoftuan autoritetet.

Sulmet me raketa dhe dronë rusë në rajonin e Poltavas dëmtuan ndërtesa banimi dhe një hotel, dhe shpërtheu një zjarr, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Vitaly Dyakivnych, në platformën Telegram. “Fatkeqësisht, dy persona vdiqën dhe shtatë u plagosën si pasojë e sulmit”, shtoi ai.

Ndërkohë, një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në sulmet me raketa dhe dronë në Zaporizhia, tha Ivan Fedorov, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhias. Ai shtoi se gjashtë ndërtesa apartamentesh dhe dy shtëpi private, një dyqan, ndërtesa jo-rezidenciale dhe një strukturë infrastrukturore industriale u dëmtuan.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci