Shërbimi i sigurisë së brendshme të Estonisë ka deklaruar se një dron i lëshuar nga Rusia goditi oxhakun e një termocentrali në verilindje të vendit.
“Një dron goditi oxhakun e termocentralit Auvere. Askush nuk u lëndua në incident”, tha shërbimi, i njohur si ISS, në një deklaratë, duke shtuar se “droni hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga hapësira ajrore ruse”, raporton Euronews.
Sipas raportimeve, droni nuk kishte në shënjestër Estoninë, por përfundoi duke goditur termocentralin.
Nga kjo ngjarje nuk u raportuan të lënduar dhe gjithashtu sipas autoriteteve dhe kompanisë energjetike Enefit Power, sistemi energjetik i Estonisë nuk u dëmtua.
Një dron gjithashtu u raportuan edhe në hapësirën ajrore të Letonisë një natë më parë, thanë autoritetet e vendit.
