Të fundit

Nga rroga te privilegjet: Të gjitha përfitimet që Vjosa Osmani i humb nëse shkarkohet

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi të mërkurën dekretin e 6 marsit të nxjerrë nga presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Në aktgjykim, Gjykata tha se dekreti i presidentes nuk prodhon efekt juridik.

Nga Presidenca e mirëpritën aktgjykimin dhe vlerësuan se Gjykata nuk ka konstatuar që presidentja ka kryer shkelje kushtetuese.

Ndryshe e kanë lexuar këtë aktgjykim nga Lëvizja Vetëvendosje dhe figura të afërta me partinë në pushtet.

Blerim Sallahu, këshilltari ligjor i kryeministrit Albin Kurti, tha të mërkurën se “do të ishte e dobishme” që presidentja të jepte dorëheqje para se t’i skadojë mandati më 5 prill, ndërsa nuk kanë munguar as zëra më radikalë që kanë kërkuar shkarkimin e Osmanit.

Një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe komentator politik në studiot televizive, Sadri Ramabaja i ka rekomanduar deputetëve të legjislaturës aktuale që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e presidentes.

Gazetari Besnik Krasniqi ka listuar disa sërë privilegjesh që presidentes dhe familjes së saj do t’iu shfuqizonin me shkarkim para përfundimit të mandatit të saj, i cili mbaron pas rreth dhjetë ditësh, raporton Paparaci.

Në mesin e privilegjeve të humbura do të ishin pensioni në shumë prej 70% të pagës së tashme, sigurimi i plotë shëndetësor dhe shërbimet mjekësore në spitale ushtarake dhe publike për Osmanin dhe tërë familjen dhe një kompensim monetar kalimtar për shtatë muajt e ardhshëm.

Presidenti, i cili e mbaron mandatin e plotë 5-vjeçar, përfiton për pesë vjet zyre, “pajisje për zyre dhe personel profesional të zyrës”, sipas Krasniqit.

“Për tri vjet përcjellje zyrtare; Pjesëmarrje në solemnitetet dhe manifestimet shtetërore; Bashkë me bashkëshortin të vazhdojnë ta përdorin pasaportën diplomatike gjatë tërë jetës, ndërsa fëmijët deri në moshën 18 vjeçare”, i listoi Krasniqi disa privilegje të tjera që do t’i humbiste Osmani në rast shkarkimi.

Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me dekretin e Osmanit të nxjerrë më 6 mars, duke vendosur se në rast se brenda 34 ditësh, nga sot kur ka hyrë në fuqi aktgjykimi, deputetët nuk zgjedhin presidentin, Kuvendi shpërndahet.

Sipas vendimit, pas shpërndarjes ‘ex constitutione’ (shpërndahet në mënyrë automatike në bazë të Kushtetutës) së organit ligjvënës, Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja tha se Kuvendi i Kosovës shpërndahet në tri raste: nëse brenda 60 ditësh nga data e caktimit të mandatarit nga presidenti nuk formohet Qeveria, nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë 2/3 e të gjithë deputetëve dhe nëse brenda 60 ditësh nga data e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti i Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci