Të fundit

Arrestohen dy persona për vrasjen dhe plagosjen në Pejë

Një 26-vjeçar vdiq sot si pasojë e plagëve të marra pas një përleshje me thika që ndodhi sot në lagjen “Fidanishte” në Pejë.

Rasti ndodhi sot rreth orë 15:00, ndërkohë që policia tashmë ka arrestuar dy persona.

Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën penale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”.

Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja’”, shtoi Nikçi.

Ai tha se pas intervistimit, të dyshuarit do të ndalohen për 48-orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Ende nuk dihen motivet që çuan deri te vrasja.

Vdes i plagosuri me thikë në Pejë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci