Të fundit

Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun, takohemi javën e ardhshme

Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë takime javën e ardhshme për temën e presidentit.

Kurti duke shkuar për në seancë të Kuvendit ka thënë se është në kontakt edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e fundit të nxjerrë për Dekretin e presidentes Vjosa Osmani, kishte konstatuar se i njejti s’kishte kurrfarë efekti dhe i ka dhënë edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kjo pasi ka konstatuar se mes datës kur është konstituuar Kuvendi dhe datës 4 mars, nuk ka pasur hapësirë për konsumimin e afatit 60 ditor.

Kushtetuesja megjithatë ka sqaruar se presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 dite dhe se ky afat duhet të nis e të përmbyllet 30 ditë pa i kaluar mandati presidentit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci