Të fundit

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

Transportit ajror ka nisur vitin 2026 me një performancë pozitive. Gjatë muajit janar janë realizuar 1,158 fluturime, duke shënuar një rritje prej 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i udhëtarëve arriti në 358,930, ose 4.5% më shumë se në janar 2025.

Riitja është vërejtur si në ardhje ashtu edhe në nisje. Numri i udhëtarëve në ardhje u rrit me 1.4%, ndërsa ai i udhëtarëve në nisje shënoi një rritje më të ndjeshme prej 7.0%.

Derisa në janar të vitit 2025 numri i udhëtarëve në ardhje ishte 154  mijë e 854, në janar të vitit 2026 numri i udhëtarëve ishte 156 mijë e 945.

Ndërkaq numri i udhëtarëve në shkuarje gjatë janarit të vitit 2025 ishte  188 mijë 752, në janar të vitit 2026 numri i tyre ishte 201 mijë 985 udhëtarë.

Këto të dhëna tregojnë për një rritje të kërkesës për udhëtime ajrore dhe një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci