Bayern Munichu ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2 me 1 në Santiago Bernabeu, për të siguruar avantazhin prej një goli për ndeshjen kthyese që zhvillohet në Munich.
Luis Diaz i dha epërsinë Bayernit në pjesën e parë, ndërkaq që në fillim të pjesës së dytë realizoi sulmuesi anglez Harry Kane.
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe e mbajti Realin në lojë me golin e realizuar për 2 me 1.
