Të fundit

Detajet kyçe të armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit

Një muaj e gjysmë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani janë pajtuar për armëpushim kur kishin mbetur vetëm dy orë nga afati i presidentit Donald Trumpi, i cili kishte kërcënuar se do të zhdukte “një civilizim të tërë”.

Ka ndasi të madhe mes dy shteteve, të cilat e kanë portretizuar armëpushimin si fitore të tyre.

Ky armëpushim është pikënisje e bisedimeve të reja dhe mbetet të shihet se cilat do të jenë kushtet përfundimtare që do të propozohen për fundin e luftës që ka tronditur Lindjen e Mesme dhe ka shkaktuar ngritjen rekorde të çmimeve të naftës.

Për armëpushimin njoftoi Trumpi me një postim në rrjetin social “Truth Social”, duke thënë ishte arritur nën kushtin që Irani të hapte Ngushticën e Hormuzit, në të cilën kalon një e pesta e naftës.

Armëpushimi ishte ndërmjetësuar nga kryeministri i Pakistanit dhe komandanti i tij ushtarak. Irani ka propozuar dhjetë pika, të cilat SHBA-ja i sheh si baza për vazhdimin e punës në negociata, shtoi Trumpi.

Dy javët e ardhshme do të mundësojnë që të arrihet marrëveshja përfundimtare, ka thënë presidenti amerikan.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP, Trumpi e ka cilësuar marrëveshjen si fitore totale dhe të kompletuar. Mirëpo ai nuk ka treguar nëse do të përmbush kërcënimin e tij për shkatërrim të infrastrukturës civile në Iran, nëse Teherani del nga marrëveshja. “Do të shihni se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

Ndërkaq në një postim të mëvonshëm, ai ka thënë se SHBA-ja “do të ndihmojë në trafikun e anijeve në Ngushticën e Hormuzit”, duke shtuar se “do të fitohen shumë para”.

Burimet amerikane i kanë thënë CNN-it se administrata e Trumpit është e përgatitur për bisedimet sy më sy, që mund të mbahen në Islamabad sepse kryeministri i Pakistanit i ka ftuar dy palët që të dërgojnë delegacionet e veta.

Izraeli është pjesë e armëpushimit dhe do të ndalë bombardimet kundër Iranit, ka bërë të ditur zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Mirëpo pjesë e armëpushimit nuk ishte Libani, siç ka thënë edhe kryeministri pakistanez. Por Trumpi nuk e ka përmendur fare Libanin në deklaratën e tij.

Në anën tjetër, Irani e ka cilësuar si humbje të madhe për Washingtonin arritjen e armëpushimit. Autoritetet iraniane kanë thënë se e kanë detyruar SHBA-në të pranojë planin prej 10 pikave.

Ky plan më vonë mund t’i shtohen edhe pesë pika të tjera. SHBA-ja nuk e ka publikuar këtë marrëveshje, në të cilën besohet se është edhe angazhimi i Iranit që të mos ketë armë bërthamore dhe që të dorëzojë uraniumin e pasuruar, të kufizojë kapacitetet e veta të mbrojtjes dhe të mos financojë grupet e armatosura në rajon.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci