Të fundit

Reagimi i VIP-ave për puthjen e Borës dhe Donaldit

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother VIP ka bërë bujë mjaft të madhe hyrja e Borës  për të takuar Donaldin e që ishte njëra ndër momentet më të bukura të këtij spektakli.

Kujtojmë se Bora Zemani dhe Donald Veshaj ishin të ndarë për gati tre muaj por siç shihet ata mbrëmë e konfirmuan ribashkimin e tyre me një puthje që i dhanë njëri- tjetrit.

Historia e dashurisë mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ua ka tërhequr vëmendjen  edhe këngëtarëve të njohur kosovarë.

Në llogarinë e Donaldit në rrjetin social Instagram, është publikuar videoja nga momenti i puthjes.

Kjo video ka marrë komente të shumta. Në mesin e atyre që kanë komentuar janë edhe reperët Mozzik Getinjo, Ermal Fejzullahu dhe Elgit Doda.

“Ec aty kingu”, ka qenë komenti i Ermalit, derisa Mozziku ka vendosur tetë emoji të   zemrës.

Getinjo ka vendosur një emoji me sy të përlotur dhe një zemër, e Elgiti ka komentuar “My   boy”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci