Të fundit

Një punëtor bie nga kati i dytë i një objekti në ndërtim në Ferizaj

Një punëtor i moshës 46 vjeç ka rënë nga kati i dytë i një objekti në ndërtim në rrugën “Uran Tinova”, në Ferizaj.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, për shkak të lëndimeve të pësuara fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se sot, rreth orës 12:40, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Uran Tinova’, në Ferizaj. në një objekt në ndërtim, një punëtor është rrëzuar, dyshohet nga kati i dytë në vendin e punës. Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për punëtorin, 46 vjeç. Për shkak të lëndimeve të pësuara, fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Veseli.

Tutje siç tha ai patrullat policore dhe njësitet e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektori i punës, si dhe prokurori i shtetit.

Për informata të mëtejshme, do t’ju njoftojmë me raport vijues”, ka thënë Veseli.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci