Të fundit

Vashat e Kosovës të pandalshme në ëndrrën për Botëror

Kombëtarja e Kosovës, në kategorinë e vajzave ka arritur të shënojë fitore ndaj Bullgarisë me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në kampionatin botëror.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të ku autore ishte Demirova.

Ndërsa nuk ka munguar shumë kohë, Dardanet e barazuan rezultat, ndërsa në minutat e fundit shtesë, Kosova gjeti përsëri golin dhe duke e mbyll ndeshjen me rezultat 2-1.

Smaili shënoi në minutën e 51-të, derisa Memeti shënoi në minutën e 97-të për tri pikë të mëdha.

Kosova mori tri pikë të rëndësishme, që e mbanë në krye të grupit 2 të Ligës C të këtyre kualifikimeve, me 12 pikë, Dardanet kanë tri pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Kroacia, teksa Bullgaria ka katër sosh, e fundit në grup është Gjibraltari me zero pikë.

Ndeshjet e ardhshme, Kosova do t’i zhvillojë në muajin qershor, kur e pret Kroacinë më 5 qershor dhe i shkon Gjibraltarit më 9 qershor.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci