Real Betisi ka barazuar në sekondat e fundit të takimit për t’ia pamundësuar Real Madridit pikët e plota në ndeshjen e zhvilluar sonte.
Heroi i vendasve ishte Hector Bellerin që realizoi në minutën e dytë shtesë të takimit për t’ia shuar shpresat Realit në garën për titull.
Me këtë barazim, Reali mbetet në pozitën e dytë me 74 pikë.
Barcelona është e para me 82 pikë dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
