Të fundit

Nga Ferma VIP tek Ferma e Kafshëve

“Kuçke” një fjalë e shqiptuar në një nga mbrëmjet më të shikuara të ekranit plasi një bombë që e kanë ndërtuar me programet banale në kërkim të audiencës dhe klikimeve autorët dhe pronarët e televizioneve.

Absolutisht një shprehje e shëmtuar, një vulgaritet i shfaqur paturpësisht live në TV, por si vajtëm deri këtu? Jo rastësisht. Duke promovuar vulgun, banalitetin, rrugaçërinë vjen momenti kur e gjitha të kthehet bumerang dhe të godet në një mbrëmje kur ti nuk e pret.

Sepse ajo që keni gatuar në kuzhinat e skenarëve është një gjellë e prishur që tashmë ju ka ardhur radha ta provoni. Sepse këtë llum ku jemi zhytur nuk e zgjidhin as gjobat dhe as përjashtimet nga programi. Duhet të largoheni të parët ju që e ngjizët këtë llum shoqëror, na e paketuat si vlerë e që sot po ju kthehet pas. Mbajeni dhe gëzojeni, por mos na e bëni pjesë të jetës sonë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci