Të fundit

UNI-Universum International College organizon Panairin e Karrierës 2026

UNI – Universum International College fuqizuar nga Arizona State University organizon më 14 maj 2026 nga ora 12:30 në kampusin e Prishtinës Panairin e Karrierës 2026, duke sjellë së bashku mbi 35 kompani, institucione dhe organizata të njohura vendore e ndërkombëtare.

Ky event do t’u ofrojë studentëve dhe të rinjve mundësi konkrete për punësim, praktikë profesionale dhe zhvillim në karrierë, përmes takimeve direkte me përfaqësues të bizneseve dhe kompanive pjesëmarrëse.

Panairi i Karrierës tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme për rrjetëzim dhe karrierë, ku çdo vit shumë studentë arrijnë të krijojnë kontakte profesionale dhe mundësi reale punësimi.

Gjatë panairit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të dorëzojnë CV-të e tyre, të informohen rreth pozitave të hapura dhe të njihen nga afër me kërkesat e tregut të punës.

UNI – Universum International College vazhdon të krijojë ura lidhëse ndërmjet studentëve dhe industrisë, duke sjellë aktivitete që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin profesional të të rinjve.

Apliko tani: https://universum-ks.org/kerko-info/
Email: aplikimet@universum-ks.org
Viber & WhatsApp: +383 44 144 062

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci