Të fundit

Ylli i hollywood vdiq nga hantavirus? Zbulimi tronditës për Gene Hackman dhe të shoqen

Hantavirusi po shqetëson botën, pas riatdhesimit të pasagjerëve që ndodheshin në anijen turistike, ku shpërtheu virusi, që mori jetën e tre personave.

Por, duket se ky virus nuk është shfaqur për herë të parë tani, pasi rezulton të ketë qenë në vëmendjen ndërkombëtare edhe më herët, në dimrin e vitit 2025, kur u raportua se kishte ndikuar në vdekjen e aktorit fitues të çmimit Academy Awards (Oscars), Gene Hackman, dhe bashkëshortes së tij, Betsy Arakawa, të cilët u gjetën të pajetë në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico.

Sipas hetimeve mjeko-ligjore, Arakawa dyshohet se vdiq nga sindroma pulmonare e shkaktuar nga hantavirusi, pas kontaktit me brejtës të infektuar.

Hackman ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore, përfshirë sëmundjen e avancuar të Alzheimerit.

Raportet hetimore kanë evidentuar gjithashtu praninë e konsiderueshme të brejtësve në pronën e tyre, çka ka ngritur dyshime për burimin e infeksionit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci