Të fundit

Franca publikon listën për Botërorin, lë jashtë yllin e Realit

Kombëtarja e Francës ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për Botëror, ndërsa mungesa më e madhe është padyshim ajo e mesfushorit të Real Madrid, Eduardo Camavinga.

Në repartin defensiv bien në sy emra si Jules Kounde, William Saliba dhe Dayot Upamecano, ndërsa mesfusha do të udhëhiqet nga Aurelien Tchouameni, Adrien Rabiot dhe N’Golo Kante. Në sulm, Franca mbështetet te yjet si Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Bradley Barcola dhe Marcus Thuram, me Didier Deschamps që duket se ka zgjedhur një kombinim mes eksperiencës dhe talenteve të rinj.

Në listë janë përfshirë edhe emra premtues si Rayan Cherki, Desire Doue dhe Maghnes Akliouche, të cilët pritet të kenë mundësinë e madhe për të debutuar në një kompeticion madhor me fanellën e Francës.

Lista e plotë:

Portierë: Maignan (Milan), Risser (Lens), Samba (Stade Rennais)

Mbrojtës: Digne (Aston Villa), Malo Gusto (Chelsea), Lucas Hernandez (PSG), Théo Hernandez (Al-Hilal), Konaté (Liverpool), Koundé (Barcelona), Lacroix (Crystal Palace), Saliba (Arsenal), Upamecano (Bayern)

Mesfushorë: Kanté (Fenerbahçe), Koné (Roma), Rabiot (Milan), Tchouaméni (Real Madrid), Zaïre-Emery (PSG)

Sulmues: Akliouche (Monaco), Barcola (PSG), Cherki (Manchester City), Dembélé (PSG), Doué (PSG), Mateta (Crystal Palace), Mbappé (Real Madrid), Olise (Bayern), Thuram (Inter)

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci