Të fundit

Malta u jep qytetarëve të tyre akses falas në ChatGPT Plus

Qeveria e Maltës dhe OpenAI kanë nënshkruar një marrëveshje historike që do t’u mundësojë qytetarëve të vendit të kenë akses falas në ChatGPT Plus për një vit.

Bëhet fjalë për partneritetin e parë të këtij lloji mes OpenAI dhe një qeverie kombëtare, në kuadër të një programi shtetëror për edukimin në inteligjencën artificiale.

Sipas mediave të huaja, qytetarët dhe banorët e regjistruar në sistemin online të identitetit të Maltës do të mund të aplikojnë për abonimin falas pasi të përfundojnë kursin online “AI for All”, i zhvilluar nga University of Malta.

Kursi synon t’i ndihmojë qytetarët të kuptojnë bazat e inteligjencës artificiale, mënyrën se si funksionon ajo, çfarë mund dhe nuk mund të bëjë, si dhe përdorimin e saj të përgjegjshëm në jetën e përditshme dhe në punë.

Autoriteti i Inovacionit Digjital të Maltës ka bërë të ditur se faza e parë e programit do të nisë gjatë muajit maj, ndërsa programi do të zgjerohet gradualisht me rritjen e numrit të pjesëmarrësve që përfundojnë kursin.

Ministri i ekonomisë dhe projekteve strategjike të Maltës, Silvio Schembri, deklaroi se kombinimi i edukimit me aksesin falas në mjetet më të avancuara digjitale do t’i ndihmojë qytetarët, studentët dhe punëtorët të përfitojnë drejtpërdrejt nga teknologjia.

Ndërkohë, George Osborne, drejtues i iniciativës së OpenAI për vendet, tha se Malta po tregon se si shtetet mund t’u mundësojnë qytetarëve të përfitojnë nga potenciali transformues i inteligjencës artificiale.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci