Të fundit

Dronët rusë godasin Rumaninë, reagon Kaja Kallas

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, paralajmëroi të premten se Rusia nuk duhet të lejohet të shkelë hapësirën ajrore evropiane “pa pasoja”.

“Rusia ka kohë që nuk respekton më kufijtë. Moska nuk mund të lejohet të cenojë hapësirën ajrore evropiane pa u ndëshkuar”, deklaroi Kallas në një postim në rrjetin social X.

Ajo shtoi se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë zotuar të rrisin presionin ndaj Rusisë, të shtojnë mbështetjen për Ukrainën dhe të investojnë më shumë në gatishmërinë mbrojtëse të Evropës.

Deklaratat e saj vijnë pasi një dron rus goditi një ndërtesë banimi në qytetin Galati të Rumanisë gjatë një sulmi ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit rumun.

Incidenti ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë në rajon dhe rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit përtej territorit ukrainas.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci