Vjosa Osmani, ka vlerësuar Kaçanikun si simbol të qëndresës dhe vendosmërisë, duke theksuar se ndryshimet pozitive në vend arrihen vetëm me angazhimin e qytetarëve.
Përmes një postimi, Osmani tha se qyteti i Kaçanikut mbetet një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset që çojnë përpara vendin.
“Kaçaniku, i njohur për historinë e tij të qëndresës dhe vendosmërisë, është sot një kujtesë e fuqishme se përparimi vjen vetëm kur qytetarët guximshëm bëhen pjesë e ndryshimeve pozitive në vend”, ka shkruar Osmani.
Ajo shtoi se rruga për zhvillim dhe të ardhme më të mirë kërkon punë dhe përkushtim të vazhdueshëm.
“Rruga jonë vazhdon me punë, dinjitet dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, thuhet në mesazhin e ish-presidentes.
