Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi ka bërë të ditur se partia që drejton synon të fitojë në zgjedhjet e 7 qershorit dhe ka folur edhe për koalicionet e mundshme paszgjedhore.
Ai ka thënë se LDK-ja i ka kundërshtarë Vetëvendosjen e PDK-në teksa për këtë të fundit ka theksuar se duhet të jap përgjegjësi për të kaluarën.
“Dihet kush ka bërë keq e kush ka bërë mirë. LDK-ja është parti në vete, kundërshtarë i ka Vetëvendosjen e PDK-në. Nuk jemi bashkë me PDK-në, ato që i ka bërë PDK-ja i ka në qafë, do të jap llogari për të gjitha. Nuk mund të bëhemi bashkë dhe t’ia aministojmë Kurtit veprimet që po i bën. Gjërat janë të ndara. Duhet t’u shkojmë deri në fund”, ka thënë Azemi.
