Të fundit

Osmani tregon agjendën e sotme të tubimeve të LDK-së, “finalen e Championsit do ta ndjekim në Pejë”

Kandidatja për presidente e LDK-së, njëherësh bartësja e listës, Vjosa Osmani, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimeve të kësaj partie nëpër Kosovë gjatë ditës së sotme.

Në një video të publikuar në Facebook, ish-drejtuesja e shtetit të Kosovës tha se ditën e ka nisur me gratë e Degës së V-të të LDK-së.

“Mirëmengjesi. Sot kafenë me gratë e Degës së V-të, e kemi pas një tubim të jashtëzakonshëm mbrëmë, kështu që vendosëm që edhe kafenë e mëngjesit ta pimë bashkë”.

“Kemi një agjendë të jashtëzakonshme sot përpara. Mezi po presim t’i takojmë qytetarët tanë anë e mbanë Kosovës”, tha Osmani mes tjerash.

Ish-presidentja tha po ashtu se finalen e Ligës së Kampionëve do ta ndjekin në Pejë.

“Në orën 17:00 na pret Peja. Hajde Pejë, kallxoje veten. Edhe pastaj, në Pejë mbesim me pa lojën e Champions League, se duhet patjetër, dhe pastaj vazhdojmë në qytete tjera deri në mesnatë, anë e kënd Kosovës”.

“Me fillu ditën mbarë, natyrisht gjithmonë bashkë me gratë”, u shpreh ish-presidentja.

Ajo tregoi edhe agjendën e sotme të LDK-së:

12:00 – PREZANTIMI I KANDIDATEVE GRA – Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë

14:00 – KLINË – Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”

15:00 – DEÇAN – Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla”

16:00 – JUNIK – Hotel Gjeravica

17:00 – PEJË – Sheshi i Qytetit

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci