Liverpooli ka vendosur që ta shkarkojë holandezin Arne Slot nga posti i trajnerit, një vit pasi e fitoi Premier Leaguen.
Lajmi është konfirmuar të shtunën nga klubi i madh anglez.
“Liverpooli mund të konfirmojë se Arne Slot do të largohet nga roli i trajnerit me efekt të menjëhershëm dhe se klubi është në proces për gjetjen e trajnerit të ri. Ai largohet me titull të Premier Leagues dhe me mirënjohjen dhe vlerësimin tonë më të madh”, ka shkruar Liverpooli të shtunën.
Favorit për ta zëvendësuar Slotin në postin e trajnerit është Andoni Iraola.
Iraola pëlqehet edhe nga Milani.
Liverpooli e përfundoi sezonin në pozitën e pestë me 60 pikë. Në edicionin tjetër do të bëj gara në Ligën e Kampionëve.
