Kandidati i PDK-së për deputet, Elmi Reçica ka vizituar një kompani të sigurimeve në Gjilan.
Ai ka thënë se me udhëheqësit e kësaj kompanie ka diskutuar për sfidat dhe mundësitë e sektorit të sigurimeve.
“Sot, në Gjilan takim me kompaninë e sigurimeve Security SAS, një kompani me traditë gati dydekadëshe në treg, e udhëhequr nga miku im Din Dalipi”, ka thënë Reçica.
“Diskutuam për sfidat dhe mundësitë e sektorit të sigurimeve, zhvillimin ekonomik dhe rëndësinë e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për bizneset vendore, dhe që padyshim kjo realizohet me fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzën Kryeministër”, ka thënë ai.
