Të fundit

Kushtet e tmerrshme të specialëve, Sveçla: Sot janë me mijëra herë më të mira sesa i gjetëm

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se gjendja në kampin e Njësisë Speciale ‘Enver Zymberi’ në Mitrovicë, është “mijëra herë më e mirë” sesa që ishte para vitit 2020.

Ndonëse Inspektorati Sanitar mbylli pak muaj më parë përkohësisht disa hapësira të punës në këtë kamp për shkak të gjendjes së papranueshme aty, Sveçla tha se kushtet janë të mira.

Në një konferencë për media të martën, ministri tha se nuk mund të deklarohet në detaje për këtë çështje, duke u thirrur në parime konfidencialiteti.

“Unë, pyetjes tuaj do t’ju përgjigjeja me një pyetje: a janë vetëm garazhat që janë investuar aty apo edhe ndonjë tjetër. Unë nuk e kam ndërmend të deklarohem për çështje që janë konfidenciale. Por, edhe për këtë mund të them se kushtet aty janë me mijëra herë më të mira sesa që i kemi gjetë”, tha Sveçla.

Në mars të këtij viti, mediumi Vox Kosova publikoi imazhe nga brenda kampit që ndodhet në Mitrovicë, të cilat tregonin gjendjen e mjerueshme aty.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci